Tifozët në rrjetet sociale nuk ndalen së komentuari për pamjen e nënës së yllit më të ri të Ligës së Kampionëve, portierit 18-vjeçar Sherhan Kalmurza.

Portieri i ri i Kairat Almaty, Sherhan Kalmurza, u përball me Real Madridin të martën e kaluar dhe pësoi pesë gola, tre prej të cilëve nga Kylian Mbappe.


Pavarësisht një humbjeje të rëndë ndaj 15 herë kampionëve të Evropës, Kalmurza i bëri të dashurit e tij jashtëzakonisht krenarë, por një javë më vonë ai është në qendër të vëmendjes për një arsye krejtësisht të papritur.

Nëna e tij, Saule Rabayeva, e pa me krenari performancën e të birit kundër një prej ekipeve më të mira në botë dhe i dërgoi një mesazh prekës mbështetjeje në rrjetet sociale.

"Ti je më i miri, biri im! Ti je krenaria ime. Bëre gjithçka që munde. Për mua, ti je më i forti. Mos u dorëzo. Unë jam me ty dhe gjithmonë besoj tek ti", shkroi ajo.

Postimi i saj bëri mjaft bujë në internet. Shumë fansa, pasi panë foton e saj, menduan se ishte motra e Sherhanit, jo nëna e tij.

"Prit, kjo është nëna? Ajo duket si motra e saj", shkroi një përdorues në Facebook.

Një tjetër shtoi: "Nuk ka asnjë mundësi që të jetë nëna e tij”.

"Nëna duket shumë e re. Ajo duket sikur është në të 20-at dhe djali i saj është 18 vjeç”.

Saule Rabayeva është bërë një lloj influencuese me pothuajse 40 mijë ndjekës në Instagram.

Ndërkohë, djali i saj Kalmurza bëri histori si portieri i tretë më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve kur debutoi kundër Sporting Lisbon.

Pavarësisht se pësoi nëntë gola në dy paraqitje evropiane, portieri i ri bëri 11 pritje, gjë që e rendit atë të tretin në numrin më të madh të pritjeve në këtë garë deri më tani. /Telegrafi/