LAJMI I FUNDIT:

Bëhen të ditur anëtarët e Komisionit të cilët do zgjedhin anëtarët e ardhshëm të antikorrupsionit

Bëhen të ditur anëtarët e Komisionit të cilët do zgjedhin anëtarët e ardhshëm të antikorrupsionit

Komisioni kuvendar për çështjet e të zgjedhurve dhe të emëruarve sot zgjodhi anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni zgjodhi shtatë anëtarë, katër prej të cilëve ishin nga radhët e deputetëve, domethënë dy nga qeveria dhe dy nga opozita. Dragi Celevski, i propozuar nga Avokati i Popullit, Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu, u zgjodhën si përfaqësues të shoqatave ose fondacioneve të emëruara për anëtarët e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil.

Nga radhët e deputetëve anëtarë do të jenë Muhamed Zeqiri nga LSDM, Atan Grubi nga BDI, Zoran Ilijoski nga OBRM-PDUKM dhe Vlladanka Aviroviq nga grupi i pavarur parlamentar i OBRM-PDUKM-së.


Konkursin që ka publikuar Kuvendi më 22 janar ka përfunduar sot. Deri më tani kanë arritur 60 aplikime për anëtarët të Komisionit për Antikorrupsion.

Anëtarët e Komisionit përzgjedhës do të përpunojnë të dhënat personale, me ç’rast ata janë të detyruar të sigurojnë konfidencialitetin dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori