LAJMI I FUNDIT:

Begaj takohet me presidentin bullgar dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, flasin për zhvillimet në rajon

Begaj takohet me presidentin bullgar dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, flasin për zhvillimet në rajon

Në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e nivelit të lartë të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot takime dypalëshe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Në takimin me presidentin e Bullgarisë Radev, siç u bë e ditur Begaj, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Ai nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi më të mirë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse rajonale, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë te Korridori 8-të.

Lidhur me këtë të fundit, presidenti Begaj vlerësoi rolin e Bullgarisë si vend anëtar i BE-së në mbështetje të projektit.


Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për nevojën e mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për ndikimin e pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me kërkesë të këtij të fundit.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së ministrit të Jashtëm të një vendi mik, Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vyer që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në kapërcimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar në nëntor të vitit 2019, si dhe gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Në një kohë kur në nëntor të këtij viti Turqia pritet të marrë komandën e KFOR-it në Kosovë, siç u bë e ditur, të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe te zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti shqiptar vlerësoi rolin personal të presidentit Erdogan në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në këtë rajon. Në mënyrë të veçantë u shkëmbyen mendime edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për nevojën e vijimit të këtij dialogu, në shërbim jo vetëm të të dy vendeve, por të gjithë rajonit në tërësi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori