Në pritjen shtetërore në shënimin e pavarësisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se “krah për krahë me aleatët tanë do të ecim përpara”.
Nga këtu, u bë thirrje nga Osmani, për të punuar secili me përkushtim për këtë tokë, për të cilën u derdh gjak.
Osmani, tha se Kosova ka ecur përpara, e rinia janë ata që e kanë dërguar përpara.
“Kosova i tha gjithë botës një zëri se do të jetë gjithmonë e lirë, pavarur dhe sovrane. Kujtimi për secilin dëshmorë të UÇK-së, është përjetësisht i gdhendur. Në këto 17 vite, Kosova ka ecur përpara, rinia jonë ka shkëlqyer në sport, shkencë, art dhe çdo fushë tjetër. Gratë dhe vajzat janë bërë shtylla të pandalshme të shtetit tonë. 17 shkurti sot, e përgjithmonë është zotim i përhershëm për të ndërtuar një të ardhme. Bëjë thirrje për secilin prej nesh të punojmë me shumë çdo ditë me dashuri e përkushtim për këtë tokë e cila na dha gjithçka. Bashkë që të gjithë me vendosmëri e unitet krah për krah me aleatët tanë do të ecim përpara. Le ta dëshmojmë para botës se Kosova është një histori suksesi”, tha Osmani.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shtoi se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, pasi që janë bërë në mënyrë jo të drejtë. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria është aleati besnik i SHBA-ve dhe BE-së.
Ai, shtoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i shenjtë… Sot e përjetë nderojmë arkitektin e pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçin, komandantin legjendarë Adem Jasharin e UÇK-së, lotët dhe dhimbjet e nënave tona. 26 vite më parë çështja e Kosovës bashkoi shtete e kombe me mbështetje euroatlantike e të NATO-s kundër terrorit dhe luftës së gjenocidit serb. Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptarë në rajon dhe janë aleat besnik i SHBA-ve dhe BE-së. Aleat i përkushtuar i vlerave euroatlantike. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë vendimet e tyre dhe gjithashtu BE, të heq sanksionet që janë vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës. Paqja, liria dhe demokracia janë realitete që duhen mbrojtur kurdoherë me te gjitha forcat tona. Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës. Bashkëpunimi ynë është përgjegjësi”, shtoi Begaj.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin kurti u shpreh se Kosova garanton dhe zbaton të drejtat e pakicave, e sidomos asaj serbe, ndërkohë që sipas tij, qytetarët e Luginës së Preshevës trajtohen në mënyrë jo të duhur.
Gjithashtu, Kosova është përballur nga lufta sistematike e hibride e së fundmi edhe kinetike nga Serbia, shtoi ai.
“Sot Republikë e Kosovës është një shtet i pavarur sovran e me entitet territorial. Kosova garanton dhe zbaton të drejtat e pakicave sidomos pakicën serbe, ndërkohe që qytetarët e Luginës së Preshevës janë në një gjendje të mjerueshme. Të gjitha këto arritje nuk kanë qenë të lehta dhe gjithsesi janë të përbashkëta. Kosova është përballur nga lufta sistematike e hibride e së fundmi edhe kinetike e Serbisë. Ne jemi përballur suksesshëm sa herë kanë provuar kanë dështuar dhe Republika e Kosovës ka fituar. Teksa premtojmë së bashku progresin do ta mbrojmë dhe lartësojmë në nivele të reja të tjera gjithmonë duke u munduar sa mundemi e dimë pa kursim bashkë”, u shpreh Kurti.
Në këtë pritje shtetërore nuk munguan as kori i fëmijëve nga Mitrovica e Veriut, e këngëtarë e personalitete të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit