Befasi në Mamushë, votat diasporës dërgojnë garën në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të diasporës për komunën e Mamushës, të cilat kanë ndryshuar epilogun e garës për kryetar.
Sipas rezultateve nga votat e diasporës, kandidati i Mamuşa Halk Hareketi, Fikret Morina, ka marrë 59.84% të votave (149 vota), ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Abdülhadi Krasniç, ka siguruar 39.76% (99 vota).
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Agron Mazreku, ka marrë vetëm 0.40% të votave (1 votë).
Megjithëse Morina ka ruajtur epërsinë ndaj kundërshtarit të tij kryesor, përfshirja e votave të diasporës ka ndikuar që rezultati përfundimtar të mos i sigurojë shumicën e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Kësisoj, Mamusha shkon në balotazh, ku përballja do të zhvillohet ndërmjet Abdülhadi Krasniçit me 49.68% të votave Fikret Morinës me 48.97% të votave.
Kandidati i LVV Agron Mazreku ka marrë 44 vota apo 1.35%.







































