LAJMI I FUNDIT:

“Beerfest Kosova” prej 24 deri 28 korrik – edicioni i nëntë pritet të jetë madhështor

“Beerfest Kosova” prej 24 deri 28 korrik – edicioni i nëntë pritet të jetë madhështor

Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë më shumë birra dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar.

Beerfest Kosova 2019, do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sipas kompanisë MODUS (organizatore e Beerfest), sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat më të mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe nje program artistik që i konkuron festivaleve më të mëdha të muzikës në Rajon.


Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 5 netë me radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra nga më të ndryshmet me çmime promovuese.

Sipas Z. Ekrem Tahiri, nga MODUS Events, si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do ti kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik. Sivjet do të ketë mbi 20 artistë dhe bende që do të përformojnë në 5 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.

“Programi artistik i kompletuar do të publikohet me 10 Korrik, por do të kemi artistë ndërkombëtar dhe vendorë. Ajo cka mund të shpalosim në këtë moment është që Beerfest do të hapet me këngetaren e mirënjohur Dhurata Dora në përcjelljen e DJ Bannzz të mërkurën me 24 Korrik kurse do të përmbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute të dielën me 28 Korrik”, bëri të ditur, z. Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

Përveç muzikës e birrave të ndryshme, këndit të ushqimit e pijeve jo-alkolike, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.

Beerfest do të jetë aktiv nga ora 17:00 ku do të ketë shumë lojëra dhe gara të ndryshme me birra. Për ekipet fituese do të ketë shpërblime mjaft të mëdha, që do ta bëjë edhe më interesante këtë edicion. Të gjitha këto do të publikohen me 10 Korrik kur edhe do të hapen konkurse, kështu njoftojnë përfaqësuesit e BeerFest.

Ky festival ka për qellim që qytetarëve të izoluar të Kosovës, të ju ofroj argëtim madhështor me një kosto shume të ulët dhe të përballueshme për qytetarët tanë.

Më shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen ato dite, do të jepen në ditët në vazhdim përmes mediave sociale dhe elektronike.

artikull i sponsorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori