Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, jeton në Los Angeles të Kalifornisë prej më shumë se 10 vitesh.

Por ajo është lindur e rritur në New York dhe shpesh viziton familjen e saj atje, përkatësisht prindërit, të cilët vazhdojnë t’i jetojnë në shtëpinë e tyre në Staten Island të New Yorkut.


Rexha e cila është duke shijuar suksesin e albumit të saj të dytë, “Better Mistakes”, ka treguar së fundmi për US Weekly disa fakte interesante rreth saj, të cilët fansat mund të mos i kenë ditur më parë.

beberexha 166879393 1945426628960079 1697387027448500824 n

Mes shumë fakteve të përmendura rreth vetes, ajo thotë se kur kthehet në New York te shtëpia e prindërve të saj, vazhdon ende të flejë në të njëjtën dhomë ku ka fjetur gjithmonë gjatë kohës sa është rritur.

Një fakt interesant që 31-vjeçarja e bëri të ditur për fansat është fakti se pavarësisht se është një milionere dhe shumë e ngarkuar me punë, ajo gjen kohë që në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, të kultivojë një kopsht me perime.

beberexha 184363288 525526131787669 6862235088741515380 n

“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Maqedoni dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha për US Weekly.

Babai i këngëtares, Flamur Rexha, është rritur në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut nga ku edhe familja e saj ka prejardhjen, gjersa nëna e saj, Bukurije Rexha, është me prejardhje nga Gostivari.

rexha.flamur 233407877 866094600702411 3450087206109655997 n

Kjo e shpjegon edhe faktin se pse disa herë në InstaStory, këngëtarja e hiti “I’m a mess” publikon pamje të kopshtit të saj me domate, duke treguar për mënyrën se si e mirëmban.

IMG 3417 e1628447080478

Përndryshe, Bebe Rexha së fundmi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, foli për dëshirën e saj të madhe për ta vizituar Kosovën për herë të parë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/