LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon dukjen e saj pa makijazh: Mos komentoni rrathët e mi të zinj poshtë syve, i kam pasur gjithmonë

Bebe Rexha tregon dukjen e saj pa makijazh: Mos komentoni rrathët e mi të zinj poshtë syve, i kam pasur gjithmonë
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një anë më natyrale të sajën, duke publikuar disa fotografi pa makijazh.

Në InstaStory, Bebe tregoi me krenari dukjen e saj të pa përpunuar, duke përfshirë rrathët e errët poshtë syve – një tipar që ajo e ka pasur gjithmonë.

Në njërën nga postimet, interpretuesja e hitit “Meant To Be” tha se rrathët e errët poshtë syve i ka pasur që në rininë e saj dhe theksoi se tashmë i pranon me krenari.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk dua të dëgjoj ndonjë koment për rrathët e mi të errët,” shkroi ajo. “Kjo është diçka që gjithmonë kam pasur teksa rritesha dhe gjithnjë mendoja se ishin të shëmtuar, por tani mendoj se janë të këndshëm.”

Ky mesazh i saj vjen si një ftesë për pranimin e natyrshmërisë dhe veçorive unike, duke inkurajuar fansat të ndihen rehat me pamjen e tyre të vërtetë. Bebe Rexha është shfaqur shpesh herë si një përkrahëse e fuqishme e pozitivitetit trupor, dhe kjo herë nuk është përjashtim.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Përveç postimeve personale në rrjetet sociale, këngëtarja ka qenë aktive këtë vit në skenën muzikore me disa këngë të reja. Megjithatë, fansat e saj janë ende në pritje të albumit të katërt, i cili pritet të vijë me surpriza të reja muzikore nga Bebe Rexha. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori