Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka mbajtur së fundmi një koncert në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka performuar në “O2 Shepherd’s Bush Empire” të Londrës, me çka edhe ka shënuar nisjen e turneut të saj, "Best F*n Night Of My Life" në Evropë.


33-vjeçarja gjatë kësaj mbrëmje entuziasmoi publikun britanik, duke performuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës së saj, dhe në veçanti të albumit të saj më të fundit, "Bebe".

363510729 1292280901422567 8133996873539359775 n

Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga koncerti, ku mund të shihet se atmosfera ka qenë në maksimum.

Mes të tjerash, artistja e hitit "I'm A Mess" publikoi edhe një video, ku mund të shihej teksa bën lëvizje provokuese në skenë për fansat.

Fotografitë e tjera përfshinin të tjera momente nga performanca në skenë, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike.

364126813 1196418975084298 7422728534488350946 n

Turneu evropian i këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi ajo konfirmoi në rrjetet sociale se ishte ndarë nga i dashuri i saj prej shumë vitesh, Keyan Safyari.

363824638 996914774674960 3328221345753811141 n

Përmes një mesazhi që ajo e bëri publik në rrjetet sociale, Bebe Rexha, la të kuptohet se i dashuri e ka lënë për shkak të shtimit të madh në peshë. /Telegrafi/

363514016 617247896901353 8389705324411004882 n

363816546 671070364561015 5574450657252322910 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

363506893 1008421960351880 4132492118520963659 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

363509334 251227054436705 997466537421523396 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

363497230 603099158377630 7146026545836816237 n Foto: Bebe Rexha/Instagram