LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha mahnit me një tjetër dukje nga Venecia në fustanin me printe gjarpri

Bebe Rexha mahnit me një tjetër dukje nga Venecia në fustanin me printe gjarpri

Kantautorja Bebe Rexha ka befasuar sërish me ‘look’-un e radhës nga shfaqja e modës së “Dolce&Gabbana”.

Të hënën, bukuroshja me prejardhje nga Dibra u shfaq atraktive në fustanin me printe gjarpri.

Këngëtarja e “Meant To Be”, 32 vjeçe, mbajti flokët natyrale të lëshuara mbi supet e saj.


Bebe Rexha (Foto: Splash News)

Dukjen e kompletoi me një grim më të rëndë me nuanca të kuqe, gjersa mbante edhe një zemër të tillë në mes të fustanit.

Ajo po ashtu zgjodhi sandale të kuqe, të cilat e bënë të duket edhe më me stil.

Siç kemi theksuar, në eveniment u bënë shfaqje nga koleksionet e Alta Moda, Alta Sartoria, Alta Gioielleria dhe Alta Orologeria.

Bebe Rexha (Foto: Splash News)

Fytyra të tjera të famshme të pranishme në ngjarjen e modës përfshinin: Kourtney Kardashian me të dashurin e saj, Travis Barker së bashku me Lady Kitty Spencer dhe January Jones.

Koleksioni quhet Collezione Genesi (Koleksioni i Zanafillës) dhe do të debutojë në tregun luksoz UNXD gjatë këtij muaji.

Bebe Rexha mori vëmendje edhe në natën e dytë të shfaqjes së ‘Dolce&Gabbana’, mahnit me fustanin me zinxhir dhe stilin e flokëve
Lexo po ashtu Bebe Rexha mori vëmendje edhe në natën e dytë të shfaqjes së ‘Dolce&Gabbana’, mahnit me fustanin me zinxhir dhe stilin e flokëve

Thuhet se do të ‘lidhë fizikën me metafizikën’ dhe do të shfaqë artikuj të dizajnuar personalisht nga vetë themeluesit Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.

Bebe Rexha (Foto: Splash News)

Koncepti u frymëzua nga një ëndërr e një prej projektuesve, e quajtur Dress from a Dream.

Koleksioni do të përqendrohet në historinë dhe traditat artistike të qytetit të famshëm lundrues.

Bebe Rexha (Foto: Splash News)

Bebe ka ndarë edhe të tjera fotografi në rrjete sociale përkrah Jennifer Lopez dhe Kris Jenner. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori