BE-ja ‘ngrin marrëveshjen tregtare me SHBA-në’ - pas kërcënimeve të Trump për Grenlandën dhe tarifat

Një grup kyç anëtarësh të Parlamentit Evropian bllokuan të mërkurën një votim për të ratifikuar një marrëveshje tregtare SHBA-Evropë.
Dhe një veprim i tillë vjen pasi presidenti Donald Trump kërcënoi të merrte Grenlandën dhe të vendoste një tarifë shtesë prej 35% për vendet që kundërshtojnë ambiciet e tij.
"Marrëveshja BE-SHBA e ngrirë për një kohë të pacaktuar!", ka thënë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë së Parlamentit, në një postim në X, përcjell Telegrafi.
Nuk është e qartë nëse e gjithë marrëveshja tregtare, e cila kërkonte tarifa prej 15% për mallrat e Bashkimit Europian që transportohen në SHBA, është anuluar apo nëse pjesët që kanë hyrë tashmë në fuqi do të mbeten të tilla.
📢Jetzt offiziell: EU-US Deal bis auf Weiteres auf Eis gelegt!
Wir haben gerade beschlossen, Arbeit von @ep_trade zur rechtlichen Umsetzung Turnberry-Deal auszusetzen.
Unsere Souveränität&territoriale Integrität stehen auf dem Spiel. Business as usual unmöglich #Grönland #Zölle
— Bernd Lange (@berndlange) January 21, 2026
BE-ja dhe SHBA-të arritën një marrëveshje paraprake në korrik, duke e vënë në fuqi pjesën më të madhe të saj para se të nënshkruhej.
Lajmi erdhi ndërsa Trump i tha Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën për të blerë Grenlandën.
Por ai theksoi vazhdimisht një kërkesë që Evropa t'ia jepte Grenlandën Shteteve të Bashkuara në mënyrë efektive. /Telegrafi/




















































