LAJMI I FUNDIT:

BDI në fushatë e demanton vetveten për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (Video)

BDI në fushatë e demanton vetveten për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim para se të filloj fushata parazgjedhore ka publikuar edhe pesë shtyllat për të cilat do të angazhohet në qeverisjen e ardhshme në Maqedoni, nëse e fitojnë besimin nga votuesit.

Këto pesë shtylla sipas Ali Ahmetit janë:
1. Barazi Ekonomike
2. Vendimmarje konsensuale
3. Shqipja zyrtare në tërë teritorin
4. Sundimi i shtetit ligjor
5. Anëtarësimi në NATO!

Këto janë pesë shtyllat që i premton BDI-ja (Video)
Lexo po ashtu Këto janë pesë shtyllat që i premton BDI-ja (Video)

Këto ditë, BDI nëpër televizione dhe mediume tjera ka publikuar video ku në mes tjerash thuhet se nëpër institucione gjuha shqipe është zyrtare dhe lirisht mund të kryhen punë edhe në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Kjo, vërehet edhe nga videot e publikuara nga BDI për fushatën parazgjedhore.

Më herët, për Telegrafi Maqedoni analistët thanë se nuk ka asgjë të re nga BDI-ja për këtë fushatë.

Analistët: Asgjë e re nga fronti i BDI-së
Lexo po ashtu Analistët: Asgjë e re nga fronti i BDI-së

Ramadan Ramadani i përmendi dy hendikepe që e tangojnë BDI-në këtë fushatë. Njëra nga hendikepet e BDI-së sipas Ramadan Ramadanit është humbja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe si hendikep i dytë është se, sipas Ramadanit, BDI-ja për platformën u dëgjua edhe në bombat e opozitës.

Sipas analistit Sefer Tahiri, platforma e BDI-së nuk sjell asnjë risi politike por është një kopjim i platformave nga zgjedhjet e kaluara.

Nga ana tjetër, kandidati tjetër për deputet nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi në emisionin ”200” në Alsat-M tha se gjuha shqipe në Maqedoni është e realizueshme vetëm ‘De jure’ por mungon zbatimi ‘De facto’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik

Politikë
Kalo në kategori