LAJMI I FUNDIT:

BDI-ja e mbështet vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, OBRM-PDUKM-ja e kushtëzon

BDI-ja e mbështet vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, OBRM-PDUKM-ja e kushtëzon

Bashkërenduesi i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski e ka kushtëzuar mbështetjen e partisë së tij për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë seancës dëgjimore të sotme, Dimovski ka deklaruar se në kuvendin e Maqedonisë nuk ka atmosferë për vazhdimin e mandatit të PSP-së për hetimet rreth përgjimeve të paligjshme.

Megjithatë, Dimovski e ka kushtëzuar një gjë të tillë. Ai i tha prokurores Janeva se janë të gatshëm që të bisedojnë për vazhdimin e mandatit, nëse prokurorja i kthen dy prokurorët e mëhershëmtë larguar nga ekipi i saj apo nëse prokurorja Janeva ka nevojë për dy prokruroë tjerë. Dimovski tha se prokurorja mund të kërkojë persona shtesë për t’i ndihmuar në përshpejtimin e punës së PSP-së.


Nga ana tjetër, deputeti Rafiz Aliti i BDI-së paralajmëroi se partia e tij do ta mbështeste vazhdimin e afatit të PSP-së për hetime./Telegrafi/