LAJMI I FUNDIT:

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Mediumi i madh britanik BBC ka tallur në mënyrë krejtësisht të papritur Cristiano Ronaldon pasi humbi një penallti në ndeshjen kundër Sllovenisë në 1/8-tës së Kampionatit Evropian.

Në fund, Cristiano Ronaldo festoi fitoren ndaj Sllovenisë, por e gjithë ndeshja ishte një makth i vërtetë për të pasi portieri kundërshtar Jan Oblak e përloti.

Ronaldo u përpoq të shënonte gol gjatë gjithë ndeshjes, por nuk shkoi siç ishte planifikuar. Katër herë ka goditur nga gjuajtja e lirë, ka dalë i vetëm ndaj portierit slloven, por Oblak ka qenë më i suksesshëm në çdo rast.


“Ky është Evropiani im i fundit”, Ronaldo e zyrtarizon mes emocionesh
Lexo po ashtu “Ky është Evropiani im i fundit”, Ronaldo e zyrtarizon mes emocionesh

Goditja e fundit erdhi në pjesën e parë të vazhdimeve kur gjyqtari Daniele Orsato i dha Portugalisë një penallti. Ronaldo mori përgjegjësinë, por Oblak edhe një herë bëri një pritje fantastike. Pas penalltisë së humbur, portugezi i famshëm u pushtua nga emocionet dhe nuk i fshehu dot lotët në mes të fushës në Frankfurt.

Pasi humbi penalltinë, mediumi BBC i vuri Ronaldos një pseudonim që kurrë nuk e kishte menduar se do ta gjente diku në një transmetim të drejtpërdrejt në TV.

“Misstiano Penaldo”, shkruhej në mbishkrimin e BBC-së, ku përdorën fjalën “miss”, pra dështim dhe ia ndryshuan emrin Ronaldo në Penaldo.

Jo të gjithëve u pëlqeu kjo lëvizje, ndaj shumë e kritikuan BBC-në dhe theksuan se duhej t’i kërkonin falje portugezit të famshëm për këtë përçmim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori