LAJMI I FUNDIT:

BBC me reportazh: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

BBC me reportazh: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Ky është kryetitulli i artikullit kryesor për Shqipërinë nga rrjeti britanik BBC ku në fokus janë gatimet tradicionale shqiptare që janë trashëguar brez pas brezi nga gjyshet dhe amvisat e vendit tonë.

Gazetari i BBC, Tristan Rutherforf shkruan se pasi vendi ynë u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe përjetoi një eksod masiv pas komunizmit, Shqipëria po shkon në rrënjët e saj të kuzhinës me ndihmën e gjysheve kuzhiniere.

Në shkrim përshkruhen në mënyrë të detajuar disa nga gatimet më të njohura shqiptare që na identifikojnë, siç është japraku, flija apo lloji i djathit mishavinë. Por ajo që mbetet unike është se përgatitja e këtyre recetave të veçanta është përcjellë ndër breza nga veriu në jug të vendit.


Në shkrimin e fundit dedikuar kulinarisë shqiptare, rrjeti britanik BBC nënvizon se shumë receta shqiptare kanë edhe rrënjë fetare duke u fokusuar më së shumti tek ëmbëlsirat.

Por theksoi se pavarësisht se në periudhën e komunizmit nën udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha u ndaluan praktikat fetare, ky represion i egër nuk mundi të ndalojë recetat të trashëgohen duke u përdorur edhe në ditët e sotme masivisht.

Duke iu referuar gatimeve tradicionale të vjetra nga duart e gjysheve, BBC shkruan se vitet e fundit ato frymëzuan edhe shumë sipërmarrës të investonin në sektorin e agroturizmit. Sektor ky që me mbështetjen edhe të fondeve qeveritare po zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe po preferohet edhe nga turistët për shkak të ushqimeve dhe gatimeve unike./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori