Lidhshmëria ndërkombëtare përmes tregtisë, investimit, migrimit, komunikimit dhe transportit është kritike për zhvillimin ekonomik në Evropë dhe Azi Qendrore. Këto lidhje punojnë së bashku për të ndihmuar kompanitë që të bëhen më produktive përmes transferimit të njohurive dhe teknologjisë. Kështu thuhet në raportin e ri të Bankës Botërore “Lidhjet kritike: Promovimi i rritjes dhe rimëkëmbëshmërisë ekonomike në Evropë dhe Azi Qendrore”.
Raporti analizon ndikimin në rritje që kanë llojet e ndryshme të lidhshmërisë, për të ndihmuar politikëbërësit që të maksimizojnë përfitimet ekonomike të këtyre lidhjeve në mbarë Evropën dhe Azinë Qendrore.
“Ky raport tregon se lidhshmëria më e madhe ekonomike çon në përhapjen e njohurive dhe rritjen më të madhe të të ardhurave për shoqëritë, por edhe më shumë për 40 përqindëshin që janë në pjesën e poshtme të shpërndarjes së të ardhurave”, thotë Hans Timmer, kryeekonomist i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, përcjell Telegrafi.
Raporti i ri i Bankës Botërore mat lidhshmërinë duke krijuar një tregues të ri, indeksin e Lidhshmërisë Shumëdimensionale (MDC), që kombinon disa kanale të lidhjeve ndërkombëtare, duke përfshirë: tregtinë, IHD, migrimin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe lidhjet e transportit.
Sipas raportit, nën-rajonet që janë të lidhura më së miri në Evropë dhe Azi Qendrore janë Evropa Perëndimore dhe më pas Evropa Veriore, Qendrore dhe Jugore. Ballkani Perëndimor, Azia Qendrore dhe Kaukazi i Jugut kanë nivelet më të ulëta të lidhshmërisë në përgjithësi.
Raporti gjithashtu tregon se përfitimet e këtyre lidhjeve ndërtojnë njëra mbi tjetrën, duke shquar përfitimet që u ofrohen vendeve nëpërmjet transferimeve të njohurive të nënkuptuara në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe njohuritë pasuese të dorës së parë “të mësuara duke bërë”, që nuk transmetohen lehtësisht nga librat ose planet skematike.
Në Evropë, shumë politika kanë mbështetur format e ndryshme të lidhshmërisë që çuan në zhvillimin e zinxhirëve të fuqishëm të furnizimit dhe hapën dyert për produktivitet dhe rritje më të madhe. Në Azinë Qendrore, ndërkohë që lidhshmëria mbetet modeste, investimet dhe politikat për përmirësimin e tregtisë, infrastrukturës dhe integrimit janë duke çuar në rritjen e lidhjeve në të gjithë rajonin dhe më gjerë.
Indeksi MDC sugjeron që lidhshmëria kontribuon me gati gjysmë përqindje në rritjen vjetore të PBB-së reale në Evropë dhe Azi Qendrore, ku 40 përqindëshi nga pjesa e poshtme e fituesve të të ardhurave kanë shënuar rritje prej rreth 1 për qind.
“Rritja e integrimit ndërkombëtar lehtëson transferimin e teknologjisë dhe ideve midis vendeve, kompanive dhe njerëzve – gjë që është thelbësore për t’i dhënë hov rritjes afatgjatë dhe prosperitetit të përbashkët. Për më tepër, ashtu si rrjetet shoqërore, lidhja me vendet e lidhura mirë sjell më shumë njohuri dhe teknologji sesa të lidhjet me partnerët e izoluar”, thotë David Gould, ekonomist kryesor i Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe autor kryesor i raportit.
Raporti konstaton se lidhshmëria e rritur gjithashtu i ekspozon vendet në rajon ndaj riskut të tronditjeve ekonomike. Megjithatë, me ofrimin e burimeve alternative të kërkesës dhe financimit të jashtëm, lidhjet e larmishme mund t’i zvogëlojnë këto rreziqe dhe t’i ndihmojnë vendet që të menaxhojnë tronditjet e brendshme dhe të jashtme.
Banka Botërore thekson se shumë vende në rajon kanë ndërtuar lidhshmëri më të madhe, duke avancuar zhvillimin ekonomik gjatë njëzet e pesë viteve të fundit. Sidoqoftë, përfitimet ekonomike të lidhshmërisë përmes transferimit të njohurive dhe teknologjisë nuk janë gjithmonë të dukshme, ndërkohë që sfidat e pasigurisë ekonomike zakonisht janë të dukshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht