LAJMI I FUNDIT:

Baza e re ruse në Serbi: Moska dëshiron të ndërtoj qendër trajnimi në Vojvodinë (Foto)

Baza e re ruse në Serbi: Moska dëshiron të ndërtoj qendër trajnimi në Vojvodinë (Foto)

Ekzistojnë plane që aeroporti Ecka pranë Zrenjaninit në Serbi të shndërrohet në bazën e dytë ruse në Serbi, pas qendrës humanitare në Nish, raportojnë mediat serbe.

Ideja është që në këtë vend të ndërtohet një qendër trajnimi, një terren trajnimi për njerëzit që veprojnë në situata të jashtëzakonshme, derisa Moska është shprehur e gatshme të ndajë një shumë të konsiderueshme të fondeve për këtë projekt, transmeton Telegrafi.


Vojvodina 1

Kjo temë duhet të jetë pjesë e bisedimeve zyrtare mes Beogradit dhe Moskës gjatë vizitës së kryeministrit rus Dmitri Medvedev, i cili sipas medieve serbe fillimisht do të kërkojë verifikimin e marrëveshjes për privilegje të veçanta diplomatike në qendrën humanitare serbo-ruse në Nish, e cila është në pritje që nga viti 2014.

Megjithatë, autoritetet në Beograd me kujdes të madh janë duke vepruar sa i përket kësaj çështje, duke marrë parasysh se ekzistenca e bazës në Nish tashmë nuk shikohet me sy të mirë nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Vojvodina 2

Burime të përditshmes serbe “Blic” brenda qeverisë, pretendojnë se është duke u kërkuar një mënyrë që të zgjidhet kjo, pa rrezikuar integrimin evropian por edhe pa prishur marrëdhëniet me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori