Bayerni vendos për Coutinhon, braziliani do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman

286:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 01: Philippe Coutinho of Bayern Munich takes a corner during the UEFA Champions League group B match between Tottenham Hotspur and Bayern Muenchen at Tottenham Hotspur Stadium on October 01, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images) 12:"Getty Images
Philippe Coutinho është huazuar afatin kalimtar veror te Bayern Munich.
Mesfushori brazilian nuk kishte hapësira te Barcelona dhe katalunasit vendosën ta huazojnë në Gjermani te Bayerni.
Me kampionin në fuqi të Gjermanisë, braziliani ka rikthyer shkëlqimin e tij.
27-vjeçari po luan rregullisht dhe është bërë shumë i rëndësishëm për bavarezët.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka vendosur ta aktivizojë klauzolën për blerjen e lojtarit.
Kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë pritet të shpenzojnë 120 milionë euro te Barcelona për blerjen përfundimtare të brazilianit.
Kësisoj Coutinho do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































