Bayern Munich është nikoqir i Hoffeheim në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. Kampioni në fuqi i Gjermanisë në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon të tretën që ta ruaj pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër edhe mysafirët janë në top formë, pasi kanë marrë nëntë pikë në tre duelet e fundit dhe synojnë të shkaktojnë befasi në Allianz Arena.


Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Sommer, Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Goretzka, Muller, Gnabry, Sane, Coman.

Hoffenheim: Baumman, Kaderabek, Kabak, Geiger, Bebou, Angelino, Stiller, Baumgartner, Brooks, Akpoguma, Kramaric.

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app