Bayerni fiton në udhëtim ndaj Sevillas

Me rezultat 2-1, Bayern Munichu ka fituar përballë Sevillas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Roman Sanchez Pizjuan.
Nikoqirët shënuan të parët me anë të Pablo Sarabias, i cili pranoi një top të mirë në zonë nga Sergio Escudero dhe realizoi (31').
Goli i barazimit ishte një autogol i realizuar nga Jesus Navas (37') dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Thiago Alcantara e përmbysi rezultatin me një gol të shënuar me kokë (68'), pas asistimit nga Franck Ribery.
Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre deri në mbyllje të takimit, mirëpo nuk u shënuan gola të tjerë.

Ky rezultat e favorizon Bayern Munichun për t'u kualifikuar në gjysmëfinale, pasi në ndeshjen kthyese luan para tifozëve të vet.
Takimi tjetër ndërmjet bavarezëve dhe andaluzianëve zhvillohet në javën e ardhshme (11 prill) në Allianz Arena. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6h9ztx
https://www.dailymotion.com/video/x6ha05h
https://www.dailymotion.com/video/x6ha2hs




















































