Bayern Munich - Stuttgart, formacionet zyrtare

Bayern Munichu dhe Stuttgarti kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundesliga.
Bavarezët janë nikoqir të Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Bundesligas, e cila fillon nga ora 15:30 në Allianz Arena.
Skuadra e Niko Kovacit vjen nga gjashtë fitore radhazi dhe synon ta vazhdojë serinë e fitoreve për t'i qëndruar pranë Borussia Dortmundit.
Në anën tjetër, mysafirët kanë tri humbje radhazi dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë pasi janë në zonën e rënies nga kategoria.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Bayern: Neuer; Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Martinez; Muller, Goretzka, Coman; Lewandowski.
Stuttgart: Zieler; Insua, Kempf, Kabak, Beck; Ascaciabar, Zuber, Esswein, Gentner; Donis, Gonzalez.
/Telegrafi/
















































