Bayern Munich me përmbysje e “shpartallon” Freiburgun

Bayern Munich ka bërë një përmbysje të madhe në shtëpi për t’iu kthyer fitoreve në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj Freiburgut.
Mysafirët ishin në epërsi prej dy golave, sidoqoftë “Bavarezzët” e rikthyen në rezultat 6-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.
Yuito Suzuku me një gol nga afërsia kaloi Freiburgun në epërsi pas asistimit të Matthias Ginter (12’).
Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë Johan Manzampi u gjend në vendin e duhur për ta dyfishuar epërsinë (17’).
Pas këtij goli, nisi këndellja e Bayernit. Fillimisht talenti Lennart Karl bashkëpunoi me Michael Olise për ta ngushtuar epërsinë (22’).
Dyshja ishin vendimtar edhe te goli i barazimit, veçse këtë herë Karl asistoi e Olise shënoi (45+2’).
Në pjesën e dytë pastaj, Bayerni tregoi fytyrë krejtësisht tjetër. Karl shënoi prapë por u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Dayot Upamecano që realizoi për ta përmbysur epërsinë (55’).
Kurse, vetëm pesë minuta më vonë Harry Kane me një goditje të bukur qetësoi tifozët vendas (60’).
Në listën e golashënuesve doli edhe Nicolas Jackson, me një gol pas asistimit të Olise (78’).
Krejt në fund, francezi e vulosi fitoren e thellë pasi dribloi për mrekulli portierin vendas (85').
Bayern Munich vazhdon si lider i vetëm në Bundesliga me 31 pikë, derisa Freiburg zë pozitën e 10-të me 13 sosh./Telegrafi/


















































