LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Më 27 gusht 2023, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Departamenti për Hetime Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër Xh.E. (42) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 396 i Kodit Penal.

Xh.E. në periudhën e kaluar në mënyrë të kundërligjshme ka blerë dhe ka mbajtur armë dhe municion në shtëpinë e tij, për këtë arsye në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë, gjatë një aksioni policor të kryer më 27.08.2023 nga punonjësit e policisë pranë QJT, u morën masa dhe u krye kontroll në banesën dhe ambientet e tjera të personit, gjatë të cilit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë me kalibër nëntë me kornizë 8 fishekë të kalibrit 9 mm, 28 copë municion pistoletë të kalibrit 9 mm, një pushkë gjysmë automatike karabinë, një pushkë gjuetie, 17 korniza metalike për municione karabine si dhe 138 copë municion karabina të kalibrave të ndryshëm.


Personit i është hequr liria dhe është dërguar para gjyqtarit për procedurë paraprake, ndërsa i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori