Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca shënjuese me ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij tha se gratë kanë dhënë kontribut e shembull të jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.


"Në këto ditë si sot nuk mund të mos i kujtojmë gratë intelektuale. Në historinë e re të Kosovës, numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht, dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm", u shpreh ai.

Në seancë janë parë ish-deputete si Kaqusha Jashari, Flora Brovina, Besa Gaxherri e të tjera.

Ish-deputetja, Flora Brovina tha " Rruga jonë deri tek këto ulëse nuk ka qenë e lehtë. Askush nuk na i dhuroi këto ulëse sepse jemi gra, por ishte dëshira të marrim pjesë në çdo lëvizje".

Ndryshe, seanca është thirrur nga Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku tema është “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”./Telegrafi/

431756888 778314404191845 5616983970057233961 n 1

432215624 931775238257355 7580558184376425189 n 1

432067278 1467906334084348 7225153840601676726 n 1

431753078 2718118581659975 2211176657105362335 n 1

431752211 1056005412163622 5328306947630905617 n 1