Bashkimi dorëzohet në çerekun e fundit ndaj Anwil - eliminohet nga FIBA Europe Cup

Bashkimi i Prizrenit është eliminuar nga kualifikimet e FIBA Europe Cup pas humbjes në ndeshjen e dytë kundër skuadrës polake Anwil me rezultatin 93-71.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, ku çerekët e parë dhe të dytë u mbyllën 21-21 dhe 25-21, duke i dhënë vendasve një avantazh të lehtë 46-42.
Bashkimi rezistoi edhe në çerekun e tretë me 18-17, por çereku i fundit ishte fatal për ekipin kosovar, ku Anwil dominoi 29-12 dhe siguruan fitoren e tyre të thellë.
Te Bashkimi, Isaiah Cousins shënoi më së shumti me 16 pikë, Da’Quon Lake shtoi 15 të tjera, ndërsa Jeremiah Bailey dhe Jan Palokaj kontribuan me nga 9 pikë secili. Te Anwil, kapiteni Michal Michalak ishte më i dalluari me 18 pikë.
Bashkimi kishte fituar ndeshjen e parë 80-75, por humbja me diferencë të madhe në ndeshjen e dytë e eliminon nga gara, duke bërë që Anwil të kualifikohet në grupin F të sezonit të rregullt.
Ky grup përfshin edhe kampionen e Kosovës, Trepçën, si dhe PAOK-un e Selanikut dhe Braunschweig-un nga Gjermania.
Tashmë, Bashkimi do të fokusohet te Superliga e Kosovës, ku xhiroja e parë nis këtë fundjavë. /Telegrafi/


















































