Bashkim Zeqiri është emëruar Konsull nderi dhe shef i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur vetë Zeqiri në një postim në Linkedin, ku u shpreh i nderuar për pozitën që i është besuar.


“Jam i nderuar të ndaj me ju se jam emëruar nga Shkëlqesia e Tij, z. Kęstutis Budrys, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, si Konsull Nderi dhe Shef i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë”, ka shkruar Zeqiri.

Ai ka falënderuar ambasadorin Eduardas Borisovas për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ambasadorin Eduardas Borisovas, për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, përmes nismës dhe promovimit të hapjes së Zyrës Konsullore në Kosovë”, theksoi tutje Zeqiri.

Zeqiri ka shtuar se Konsullata do të ketë një rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë ofrimin e shërbimeve që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar ai. /Telegrafi/