Ish-kryeshefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj është paraqitur sot për herë të parë para trupit gjykues në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij më 29 nëntor 2024.
Smakaj akuzohet për tentativë për pengim të personave zyrtar, veçanërisht prokurorë dhe hetuesit e ZPS-së në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprim të përbashkët të një grupi dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Sipas aktakuzës thuhet se këto vepra penale u kryen në mes 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.
Sekretarja e ZPS-së u shpreh se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se Smakaj mban përgjegjësi penale për kryerjen e veprës penale të tentativës së pengimit të peronave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare sipas pikës 12 të aktakuzës, ndihmë dhënë z.Thaçi në kontekst të grupit në kryerjen e veprës penale të tentativës së pengimit të personave zyrtarë, ndihmë z.Thaçi për mosbindjen ndaj gjykatës, dhe marrëveshje me Thaçin në kontekst të grupit”.
Pas kësaj Bashkim Smakaj kërkoi që të konsultohet paraprakisht me avokatin e tij Bas Martenes, si rrjedhojë seanca shkoi në pushim për dhjetë minuta.
Me tu rikthyer në seancë, Smakaj u shpreh se për tu deklaruar rreth akuzave do të “vendos të shfrytëzoj periudhën kohore prej 30 ditësh që ti marr edhe materialet shtesë”
Avokati Bas Martenes lidhur me masën e paraburgimit tha e se e kundërshton këtë.
“Klienti im është privuar nga liria dhe kjo është e përcaktuar edhe me ligj. Unë e kundërshtoj ligjshmërinë e arrestimit dhe paraburgimit të klientit tim. Në të njëjtën lëndë gjyqësore është edhe një person që nuk është në paraburgim dhe është ftuar të paraqitet vetë me vullnetin e tij të lirë para këtij trupi gjykues. Pyetja ime është përse nuk mund të ndodhte e njëjta gjë edhe me klientin tim?”, ka thënë Martenes.
Martenes shtoi se Smakaj u arrestua në mënyrë të befasishme pa e ditur, dhe kjo është e pajustifikueshme.
“Mbrojtja kërkon lirimin e klientit, nuk është e nevojshme ta mbani në paraburgim. Gjithashtu kemi kërkesë edhe për lirimin me kusht. Ai është i gatshëm të ofroj 5 mijë euro si garanci, të dorëzoj pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportojë EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe të plotësoj të gjitha kushtetet e tjera. Pra kërkojmë lirimin me kusht”, tha Martenes.
Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.
Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.
Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë e cila pritet të mbahet të hënën me 9 nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit