LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Në vend të konstruktivitetit, OBRM-PDUKM-ja ikë nga përgjegjësia

Bashkia e Shkupit: Në vend të konstruktivitetit, OBRM-PDUKM-ja ikë nga përgjegjësia

Bashkia e Shkupit nëpërmjet një kumtese për media thotë e OBRM-PDUKM-ja në vend të konstruktivitetet, po ikë nga përgjegjësia. Prej atje thonë se partia në pushtet dëshiron të krijojë kaos kudo që nuk ka interes partiak.

“E vërteta është se OBRM-PDUKM, e cila është në pushtet në qytetin e Shkupit për të tretin vit, nuk voton për investime, nuk voton projekte, bllokon programet e punës dhe këshilltarët në vend që të punojnë luajnë ikebanë në Këshillin e Shkupit për 500 euro për seancë për t’ua përkeqësuar jetën shkupjanëve”, thuhet në njoftimin e Departamentit për marrëdhënie me publikun nga Bashkia e Shkupit.

“OBRM-PDUKM-ja nuk duhet të ankohet për fatkeqësinë mjedisore në Tetovë, Gostivar, Radovish, Manastir, Prilep, Koçan. Ata heshtin për gjendjen katastrofike në komunat ku kanë kryetar bashkie, mazhorancë në këshilla dhe drejtorë të tyre. Heshtin për Shtipin, ku me muaj të tërë nuk paguheshin punëtorët e NP “Isar”, për shkak se kryetari ndërroi 5 drejtorë. Është koha që OBRM-PDUKM të marrë përgjegjësi për situatën në qytetin e Shkupit dhe përfundimisht të zhbllokojë Këshillin, në vend që të parazitojë për 500 euro”, thonë nga Bashkia e Shkupit.


Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori