LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia Islame e Gjilanit e shqetësuar për vdekjen e xhihadistit Haqifi

Bashkësia Islame e Gjilanit e shqetësuar për vdekjen e xhihadistit Haqifi

Naim Aliu, përfaqësues i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shprehur shqetësimin e këtij institucioni për vdekjen e Ridvan Haqifit i cili ishte pjesëmarrës në luftën e Sirisë nën strukturat e Shtetit Islamik.

Gjatë një interviste për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Aliu ka deklaruar se vdekja e tij dhe e kujtdo që shkon në luftë, është diçka që pritet.

“Kemi dëgjuar për vdekjen e Ridvan Haqifit, mirëpo vdekja e tij nuk është konfirmuar. Ai thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Meqenëse rasti në fjalë ka të bëjë me një pjesëmarrës në luftë, vdekja e tij është e pritshme. Ne shprehim shqetësimin tonë që kemi humbur një djalë të ri. Nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e Arabisë”, tha ai.


Ai ka deklaruar se Bashkësia Islame në Gjilan, ka kohë që po mundohet të promovojë vlerën e vërtetë të islamit duke promovuar paqe në vend të dhunës, por thotë se ky është një problem i tërë botës dhe edhe vendi ynë mbetet i përfshirë.

“Ky është problem global dhe Kosova është pjesë e këtij problemi. Disa të rinj tanë janë pjesëmarrës të këtyre luftërave që nuk janë as të shenjta e as të drejta. Bashkësia Islame e ka ngritur zërin me kohë. Këshilli i BIK-ut në Gjilan po jep kontributin e vazhdueshëm për njerëzit të cilët janë në rrezik, në mënyrë që të evitohen këto raste. Me ligjëratat tona javore, japim mesazhe të cilat e thonë qartë se feja islame është e paqes dhe jo e dhunës”.

Aliu mendon se varfëria dhe propaganda e gabuar e fesë islame, janë dy shkaqet kryesore që kanë ndikuar tek të rinjtë që i janë drejtuar luftës së Sirisë.

“Prej shkaqeve që të rinjtë tanë i kanë shtyrë që të shkojnë atje, do kisha evidentuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve të tyre dhe te disa të rinj kemi vërejtur euforinë dhe mos-dijen për fe”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori