LAJMI I FUNDIT:

“Bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare”, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të miturve

“Bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare”, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të miturve
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e viktimës Yllka (Naim) Derri e lindur më 04.10.2003 nga Gjakova dhe personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta i lindur më 21.08.2002 nga Gjakova.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’.

“Më datën 15.06.2019 në orën 09:15 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia. Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’ dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datën 30.07.2019”, thuhet në njoftim.


Më 16.10.2019 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime.

Gjithashtu edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Besart Radosta, i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Përleshja fizike në veri, arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor

Përleshja fizike në veri, arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor

Kronika e Zezë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Kalo në kategori