LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi transatlantik do të lehtësojë sfidat aktuale ekonomike

Bashkëpunimi transatlantik do të lehtësojë sfidat aktuale ekonomike

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka është pritur në Uashington nga zëvendëssekretarja e Shtetit Amerikan Wendy Ruth Sherman, së bashku me disa drejtorë të tjerë të odave amerikane të Evropës.

Sipas një njoftimi thuhet se zëvendëssekretarja e Shtetit Amerikan Sherman tha se Departamenti i Shtetit Amerikan ofron asistencë teknike për të gjitha shtetet për krijimin e mekanizmave për filtrimin e investimeve.

Në njoftim bëhet e ditur se delegacioni ka pasur takim në Capitol Hill me senatorin Thom Thillis, i cili së fundmi ka vizituar edhe Kosovën.


“Senatori Thillis foli për nevojën e tejkalimit të sfidave politike në Ballkanin Perëndimor, veçmas në Bosnjë e Hercegovinë, derisa theksoi besimin e tij që të gjitha shtetet, përfshirë edhe Kosovën, të bëhen pjesë e nismës për treg të përbashkët rajonal”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në takimet me zyrtarët e lartë amerikanë është diskutuar për sfidat aktuale ekonomike, siç janë sfidat që lidhen me zinxhirët e furnizimit pas pandemisë COVID19 dhe së fundmi edhe luftës në Ukrainë, inflacionin e përhapur gjithandej, sigurinë e cenuar të ushqimit dhe energjisë, jo stabilitetin e bursave dhe praktikat jo konkurruese të Kinës që, po ashtu, ndikojnë në çrregullime të tregjeve.

“Ishte konkluzion i përbashkët se agresioni rus, i cili është dënuar fuqishëm edhe nga rrjeti i odave amerikane të Evropës ka ndikuar në rritjen e unitetit transatlantik, dhe se kjo së bashku me bashkëpunimin e fuqizuar ekonomik, do të lehtësojë edhe sfidat aktuale ekonomike”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, delegacioni është takuar edhe me Diane Farrell, zëvendës nënsekretare e Departamentit të Tregtisë, me ambasadorin Jayme White, zëvendëspërfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Tregti (USTR), si dhe me lidershipin e organizatës APCO Worldwide, përfshirë edhe Jess O’Connel dhe Susan Molinari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori