LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi me qytetarë, ATK aksion te linjat transportuese

Bashkëpunimi me qytetarë, ATK aksion te linjat transportuese

​Vazhdon të rritet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke raportuar parregullsitë tatimore, evazionin fiskal, rastet korruptive, si dhe dukurit tjera negative që ndërlidhen me sistemin tatimor në Kosovë.

Nga raportimet e pranuara nga ana qytetarëve, ATK vetëm gjatë kësaj jave ka ndërmarr aktivitete tek linjat transportuese të udhëtareve me destinacion nga Prishtina në qytetet tjera të Kosovës.

Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar me qëllim që të verifikohen, nëse këto linja janë të fiskalizuara dhe të konstatohet nëse pajisjet elektronike fiskale janë duke u përdorur.


Në vitin 2019 ATK ka pranuar 700 raste, të cilat kryesisht kanë qenë raportime për mos lëshim të kuponit fiskal, evazion fiskal, si dhe sjelljeve jo të mira të zyrtarëve të ATK-së.

Të gjitha rastet e raportuara ATK tha se janë deleguar në regjionet përkatëse, për të cilat janë zhvilluar 483 aktivitete në teren, ku nga konstatimet e bëra janë lëshuar 370 gjoba në vlerë 202,167 euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Andaj, ftojmë qytetarët që të gjitha informatat për evazion fiskal dhe korrupsionit në lidhje me zyrtaret ATK-së, t’i raportojnë në linjën pa-pagesë 0800-80-800 ku burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori