Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e pengon bashkëpunimi i tyre me Qeverinë e Kosovës.
Kamberi thotë se Vuçiqi bashkëpunimin po mundohet ta paraqes si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”.
“Ka disa herë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”. Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe “bashkëëpunimin me shtetin amë”. Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thotë ai në postimin e bërë në Facebook.
Tutje, ai ka pyetur: Pse e pengon kjo presidentin e Serbisë dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?
“Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese marrëdhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?
Sipas tij:
Është krejtësisht normale t’i takojë liderët serbë të Kosovës në Rashkë, sa herë që e sheh të arsyeshme.
Është normale që me tona nacionaliste nëpër tubimet e tija përkrahëse në Beograd masës t’i drejtohen liderë radikal serb nga rajoni, përfshi këtu Knezevicin e Malit të Zi.
Është normale që ai bashkë me Dodikun e Srpskas të realizojë takime trepalëshe me Patriarkun serb për të ardhmen e “Botës serbe”.
Është normale të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut e në Kosovë.
Madje, sipas tij është normale që me fluturaket ushtarake serbe fshehurazi të disponojë Dodik sa herë të ketë nevojë“, vijon më tej reagimi i Kamberit.
Tutje, ai ka shtuar “sipas logjikës së presidentit serb vetëm serbët duhet t’a kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë t’a materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen”.
“Kjo logjikë e ka mbështetjen në mitin mesjetar se serbët janë popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë. E pakuptimtë dhe e pa pranueshme. Një logjikë të tillë nuk mund të na imponojë autokrati në krye të shtetit”.
Kamberi thekson më tej se Vuçiqin po e pengojnë kërkesat për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë.
“E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikëson presidentin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht. Por edhe ai duhet ta dijë që angazhimi jonë politik asnjëherë nuk ka pasur për qëllim destabilizimin”, shton tutje ai.
Deputeti ka thënë se “gjithë herë kemi këmbëngulur në avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave tona fundamentale. Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë ajo që po refuzon kërkesat tona legjitime për drejtësi, barazi, liri”.
“Të drejtat janë universale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut. Prandaj nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në këtë rajon të brishtë duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë. Evropa dhe Ballkani e kanë provuar këtë disa herë dhe përfundimi kanë qenë luftërat e përgjakshme.
Në vend të kriminizimit të kërkesave tona ligjitime, shmangëjes së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha të reflektosh në realizimin e obligimeve të marra. Të nënshkruara janë. Të kursejmë nga “dhimbja e dorës së djathtë”, përfundon reagimi i Kamberit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës