Bashkëlojtarë me yje të mëdha si Van der Vaart, Heung-Min Son e Calhanoglu - Nafiu tregon si është ta ndash dhomën e zhveshjes me yje të futbollit

Ylli i Ferizajt, Valmir Nafiu ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari i shumë skuadrave shqiptare dhe evropiane ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, ndërsa ishte bashkëlojtarë me Rafael va nder Vaart, Heung Min-Son e Hakan Calhanoglu.
“Va nder Vaart ishte një nga lojtarët më me emër te Hamburgu, pasi më parë kishte luajtur për Real Madridin”, ka rrëfyer Nafiu.
“Ka qenë një lojtar si të them jo shumë mendjemadh, ishte një lojtar që i motivonte lojtarët e rinj”.
“Sa i përket Heung Min-Son, kemi qenë atje tre vjet bashkë, ndërsa pas një periudhe shumë të gjatë kemi luajtur kundër njëri-tjetrit në Ligën e Kampionëve, Shkëndija kundër Tottenhamit...”, ka zbuluar më tej lojtari shqiptar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/






















































