Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Deçanit për pritjen dhe mbështetjen gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasanpapaj e cilësoi mikpritjen e deçanasve si bujare, duke shprehur optimizëm për rrugëtimin e LDK-së drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.


“Faleminderit Deçan për mikpritjen bujare! Bashkë drejt fitores!”, ka shkruar ai.

Hasanpapaj po vazhdon takimet me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës, duke kërkuar mbështetje për programin e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.