LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët mund të rikthehen në shtetet ku veprojnë, deri të hënën

Bashkatdhetarët mund të rikthehen në shtetet ku veprojnë, deri të hënën

Qeverisa e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasve të Kosovës.

Po ashtu u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.


“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha Kurti.

Qeveria mbyll kufijtë tokësorë, përveç për shtetasit e Kosovës, po ashtu pezullohen fluturimet
Lexo po ashtu Qeveria mbyll kufijtë tokësorë, përveç për shtetasit e Kosovës, po ashtu pezullohen fluturimet

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se bashkatdhetarët tanë që momentalisht ndodhen në Kosovë, pra diaspora jonë, e kane mundësinë që të kthehen nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

Sipas saj, ata këtë mundësi e kanë deri të hënën në ora 24:00.

Pra, edhe pas vendimit të sotëm të Qeverisë për ndalimin e të gjitha fluturimeve, qytetarët tanë nga diaspora që kanë ardhur në Kosovë mund të rikthehen nga kanë ardhur.