LAJMI I FUNDIT:

Basha: Sot nuk është dita për të drejtuar gishtin

Basha: Sot nuk është dita për të drejtuar gishtin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi në Thumanë kampin e improvizuar, ku do të qëndrojnë banorët e pastrehë të Thumanës. Kampi është ngritur në fushën e futbollit të qytetit.

Basha u interesua për kushtet e të pastrehëve, të cilët janë edhe në gjendje të rëndë emocionale dhe psikologjike.


Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe drejtues lokalë të PD, kreu i opozitës u kthye sërish tek pallatet e shembura, ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në rrënoja.

Duke falënderuar ekipin që kryen këtë operacion humanitar dhe gazetarët që po informojnë publikun për fatkeqësinë natyrore, zoti Basha i inkurajoi të gjithë ata që punojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

“Kemi shpresë që një djalë 25 vjeçar të dalë gjallë. Dua të falënderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, tha Basha.

I pyetur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin.

“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falënderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Tetarin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”, tha kreu i demokratëve.

Në Thumanë, Kryetari Basha takoi përfaqësues të njësive speciale të shpëtimit, të ardhur nga Kosova dhe Greqia për të ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit në rrënoja.

“Ju falënderoj shumë për ndihmën. Ju jemi mirënjohës për angazhimin me zemër për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë me pajisjet e duhura dhe përkushtim të madh”, u shpreh zoti Basha. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori