LAJMI I FUNDIT:

Basha: I rëndësishëm anulimi i ligjit të luftës

Basha: I rëndësishëm anulimi i ligjit të luftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ministrin e Jashtëm grek Nikolaos Kotzias. Pasi vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie, Basha nënvizoi dhe faktin se në marrëdheniet midis dy vendeve ka çështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rrugët e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve.

Sipas njoftimit për shtyp të PD-së, Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorikë dhe propagandë, por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull.

Çështja e statusit absurd të ligjit të luftës, trajtimi i të drejtës së popullatës çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë, duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian.


Anulimi i ligjit të luftës është një çështje e rëndësishme, theksoi Basha, jo vetëm për shkak të përceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre çamë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori