Por, të dy çiftet kanë shmangur njëri-tjetrin, edhe pse nuk kanë lënë autoritet pa takuar, ku nuk mungonin as ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, apo ambasadori italian Massimo Gaiani, ambasadorja franceze Christine Moro etj., transmeton Shqiptarja.

Teksa çifti Basha po ulej në kolltukun ngjitur me çiftin Rama, nuk u kanë dhënë as dorën dhe as kanë përshëndetur çiftin Rama, ulur aty më parë. Distanca e Ramës nga e Bashës ka qenë vetëm tre kolltukë larg, të cilët edhe këta ziheshin nga bashkëshortet e tyre: dmth Linda dhe Aurela, të cilat në mes kishin vetëm Ilir Butkën, regjisor, themelues dhe organizator i festivalit. /Telegrafi/