LAJMI I FUNDIT:

Basha në Vatikan: Paqja në Ballkan arrihet vetëm përmes njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Basha në Vatikan: Paqja në Ballkan arrihet vetëm përmes njohjes reciproke Kosovë-Serbi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur gjatë vizitës së tij të fundit në Vatikan se paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm përmes njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Pasi u prit nga sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, në një takim, Basha dha një intervistë për Radio Vatikanin, ku ka thënë se sfidat e Shqipërisë janë të shumta duke përmendur luftën kundër varfërisë, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, reformat për integrimin evropian, si dhe kthimi i institucioneve demokratike në vend.


“Politika nuk është e keqe, të keqe e bëjnë njerëzit”, është shprehur Basha, duke u bërë thirrje politikanëve që të sakrifikojnë në dobi të popullit.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendet, Basha u shpreh se Shqipëria tashmë ndodhet në një udhëkryq dhe prej 8 vitesh nuk ka bërë asnjë hap përpara drejt procesit të integrimit. Sipas kreut të demokratëve, vendi ka nevojë për ndryshim.

Basha gjithashtu vlerësoi kontributin e Kishës Katolike e të përfaqësuesve të feve në përgjithësi, në çastet më të vështira për vendin, duke filluar nga pandemia.

Ai përshëndeti deklaratat e ipeshkvijve drejtuar qytetarëve e klasës politike kundër shitjes së votave, për largim nga njerëzit që përdorin metoda kriminale, për politika në favor të të varfërve e për luftën kundër korrupsionit.

Kreu i PD-së foli gjithashtu edhe për aferën e impianteve të plehrave , të njohura si inceneratorët, e cila sipas tij ka çuar taksat e qytetarëve në duart e një grupi të korruptuarish.

Në një njoftim në Facebook, Basha ka shprehur mirënjohje për rolin dhe kontributin që Vatikani ka luajtur në momente vendimtare për shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Të dhënat e fundit tregojnë se është thelluar pabarazia dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë zhytur në varfëri.
Shpreha vullnetin tim dhe të PD për të bërë gjithçka në luftën kundër korrupsionit, një betejë jo e lehtë, por rruga e vetme për të kthyer shpresën, zhvillimin dhe mirëqenien për qytetarët tanë”, ka shtuar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori