LAJMI I FUNDIT:

Basha në takim me kryesinë: Të vendosur për largimin e Ramës

Basha në takim me kryesinë: Të vendosur për largimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot kryesinë ku diskutoi në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit dhe aksionin politik që do të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve të nxehta vere.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se mesazhet e 30 qershorit janë të qarta dhe se edhe kur Rama i bën i vetëm kandidimet, votimet dhe numërimi, edhe kur nuk ka kundërshtar, vjedh dhe manipulon.


“Këtë e dëshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetarët si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, më i keqi që nga ‘97. Rama e bëri për të rritur pjesëmarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën për rolin kriminal të KQZ në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira. Konstatimet paraprake të ODIHR nxjerrin mes shumë problemeve 2 çështje kryesore: dekreti i Presidentit është në fuqi, farsa e 30 qershorit është nul sepse është kundër parimit themelor të sundimit të ligjit dhe se regjistrimi i patericës se krijuar nga Edi Rama për të krijuar iluzionin e garës, u bë në shkelje të ligjit. Votimi i 30 qershorit është nul. Së fundmi refuzimi që shqiptarët i bënë farsës, është refuzim ndaj regjimit të Edi Ramës”, mësohet të ketë thënë Basha gjatë takimit me kryesinë.

Ndërkohë, Basha tha se shqiptarët refuzuan regjimin e Edi Ramës dhe se detyra e PD-së është t’i kthehet shpresa shqiptarëve.

“Ndonëse PD është aksionierja kryesore e këtij refuzimi popullor ka shume aksionerë. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptarëve. Ky është refuzim i regjimit te Edi Ramës. Detyra jonë është që nëpërmjet aksionit tonë politik, ta kthejmë këtë nga shumicë refuzuese për regjimin e Ramës, në një shumicë shprese dhe besimi për ndryshim. Ftesa ndaj shqiptareve për ditën e hënë është: të gjithë bashke kundër diktaturës, në mbrojtje të familjeve dhe fëmijëve tuaj, në mbrojtje të Demokracisë dhe Kushtetutës ”, ka vijuar më tej shefi i selisë blu.

Më pasi Basha tha se opozita është e vendosur për të larguar Edi Ramën.

“Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë n vendosmërinë tone: largimi i Edi Rames, ndëshkim të politikaneve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri transitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale. Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenaret e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për të përçarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojini, përbuzini, e gjithë energjia ne aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre, Edi Ramës!”, ka përfunduar Basha. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori