LAJMI I FUNDIT:

Basha në Shkodër: Kriminelët po terrorizojnë qytetin

Basha në Shkodër: Kriminelët po terrorizojnë qytetin

Në kohën që në Tiranë nisi punimet Kuvendi, opozita zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, aty ku sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kriminelët kanë gjashtë muaj që po e terrorizojnë këtë qytet.

“Në më pak se tre muaj kanë ndodhur gjashtë vrasje mafioze dhe janë rrëmbyer dy persona. Kjo është situata në Shkodër. Këtu duhet të ishte kryeministri, jo për të shitur mend dhe për të bërë batuta, por për të raportuar arrestimin e kriminelëve që kanë gjashtë muaj që terrorizojnë Shkodrën. Por Rama nuk mund të jetë këtu, është në Tiranë me Çyrbjen, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën”.

“Na bëjnë thirrjë për bashkëpunim, por me kë të bashkëpunojmë? Me vëllain e Xhafës? Apo me Taulant Ballën, që i plasi skandali i Toyota Yaris-it? Ai pohoi vetë që është mik me një nga anëtarët e bandës së Lushnjes, të dënuar për trafik droge”, ka thënë Basha, raporton TCH.


Kreu i PD-së ka deklaruar se “shteti është ulur në gjunjë te krimi”.

“Rama bashkëpunoi haptasi me familjen kriminale Bajraj që ka kthyer Dobraçin në zonë lufte. Një lagje e Shkodrës e vënë nën kontroll nga bandat. Shteti është ulur në gjunjë te krimi. Rama-Xhafaj janë kryeministër dhe ministër në letër, por kontrollin e shtetit e kanë bandat. Ky është realiteti në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës dhe Shijak. Janë qëlluar gazetarë, janë rrëmbyer e zhdukur qytetarë e gazetarë. Situata është totalisht jashtë kontrollit sepse shtetin e kontrollon krimi i organizuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori