Basha kryeparlamentar, reagon Abdixhiku: Kosova, siç nuk e kishim menduar asnjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën për kryetar të Kuvendit, Dimal Basha.
Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se Kosova duhet të aspirojë lartë dhe se aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë.
Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:
Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.
Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.
LDK aspiron më lartë.
Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë. /Telegrafi/














































