Basha: Komunikime me deputetë kemi çdo ditë, kjo s’është ilegale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas dështimit të seancës konstituive për të 22-në herë tha se po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin e fshehtë për t’i dhënë siç tha ai “udhë kësaj situate”.
Basha theksoi se epilogu i seancës së sotme ishte i njëjtë, pasi sipas tij, opozita po refuzon të marr pjesë në votim për komisionin zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë.
“Po besoj se janë të paarsyeshme dhe absurde me mbajt komplet shtetin pezull për shkak se nuk duan me votu një komision zgjedhor parti politike që kanë votuar Gjykata Speciale, ‘Zajednica’, e tash i ka dal në rrugë Komisioni zgjedhor dhe Albulena”, tha Basha.
Tutje, deputeti i LVV-së tha se kjo parti ka ofruar alternativa, ndërsa sipas tij, inatet arsyetohen deri në klasë të tretë e jo të partive që janë thirren se janë institucionaliste.
Deputeti Basha ka folur edhe për pretendimet e deputetit nga LDK, Anton Quni, i cili tha se deputetë të tyre po kontaktohen nga Vetëvendosja.
“Nëse dikush shantazhohet, janë organet e drejtësisë që merren...”, tha Basha, por sipas tij, LDK-së i kanë bërë ofertë për koalicion.
Ai tha se diskutimet me deputetë janë normale dhe sipas nuk ka asgjë ilegale. /Telegrafi/




















































