LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Në rastin e Messit, vura interesin e klubit në rend të parë

Bartomeu: Në rastin e Messit, vura interesin e klubit në rend të parë
(Foto: Instagram/josepbartomeu_official)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se e ka ditur që do të kritikohej pasi nuk e la Lionel Messin të largohej nga Blaugranët gjatë verës.

Superylli argjentinas kërkoi të largohej nga Camp Nou pas zhgënjimit nga edicionin i kaluar, mirëpo katalunasit ia pamundësuan largimin duke e detyruar ta respektonte kontratën, ndërsa kreu i klubit thotë se kjo ishte për të mirën e skuadrës.

33-vjeçari nuk deshi që të shkonte nëpër gjykata për shfuqizimin e kontratës, ndërsa klubet e interesuara duhej t’ia paguanin klauzolën prej 700 milionë eurosh, ashtu që largimi nuk ndodhi.


“Prioriteti ynë ishte që ta mbanim Messin si pjesë të projektit të ri, prandaj vendosa kundër fillimit të një diskutimi”, citon Goal fjalët e Bartomeut.

(Foto: barcelona.com)

“Jam akuzuar se e kam nxitur larimin e tij, në mënyrë që t’i barazoja shifrat. Por, jo, e vumë interesin e klubit në rend të parë dhe nuk deshëm ta përforconim një rival direkt. E morëm vendimin duke e ditur se do të na kritikonin”.

“E kuptoj situatën e të gjithëve, ndjeshmëria është e rëndësishme. Në rastin e Leos, është në rregull të hidhërohet, sepse nuk është mirë ta pranosh humbjen dhe të gjithë jemi hidhëruar”.

“Mirëpo, kishte një afat për të që të tregonte nëse do të largohej në mënyrë të njëanshme ose jo. Ai nuk e bërë dhe ja ku është. Të gjithë duam që të pensionohet te Barca”, ka thënë më tej presidenti i Blaugranëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori