Richard Ogilvy nga Moray i Skocisë, ka vendosur të kaloi ditët e pensionimit duke rinovuar një barkë të kohës së para Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që t’ia kthente lavdinë e dikurshme.

Pas pesë vitesh punë intensive dhe shpenzimit të rreth 15 mijë eurove, pensionist më në fund u gëzua se dëshira tij po bëhet realitet, transmeton Telegrafi.


Barkën që e rinovoi për pesë vjet iu fundos sapo e vuri ne det foto 2 Krenar me barkën që sërish e ktheu në det

Mirëpo, diçka nuk ka qenë në rregull dhe lundra nga druri e vjetër afro 80 vjet, ka nisur të fundoset dhe pas pak minutash ka qenë nën sipërfaqen e detit.

Barkën që e rinovoi për pesë vjet iu fundos sapo e vuri ne det foto 3 Vështirë shpëtuan nga fundosja që ndodhi brenda minutave

“Dëgjuam një krismë të fuqishme dhe uji mbushi pjesën e poshtme. U nisa së bashku me të birin, por shumë vështirë shpëtuam”, ka thënë 75-vjeçari Ogilvy lidhur me rastin.

Barkën që e rinovoi për pesë vjet iu fundos sapo e vuri ne det foto 4 Pas pesë vitesh punë, barka përfundoi nën ujë

Barka e zhytur afro tre metra thellë, është nxjerrë sërish në port dhe po bëhen kontrolle se ku janë bërë prishjet.

Barkën që e rinovoi për pesë vjet iu fundos sapo e vuri ne det foto 5 Nxirret sërish në port që t’ia bëjnë kontrollet

Pas rinovimit, barka është dashur t’i nënshtrohet kontrollit profesionist dhe jo të nisej në det, pasi shkaku i punës amatore pasojat kanë mundur të jenë edhe më të mëdha. /Telegrafi/