"Baresha" e "Lulebora", tingujt më të bukur të këngëve shqipe interpretohen nga orkestra malajziane gjatë drekës zyrtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë në Malajzi, ndërkaq është pritur me nderimet më të larta në këtë shtet.
Republika e Kosovës ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të pranisë diplomatike në një nga rajonet më strategjike të Azisë Juglindore.
Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim hapjen e Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur e ka quajtur, moment historik.
E sot, e para e shtetit në një postim në Facebook ka bërë të ditur se gjatë drekës zyrtare të organizuar në nder të Kosovës nga kryeministri i Malajzisë janë dëgjuar tingujt më të bukur të këngëve shqipe “Baresha” dhe “Lulebora të interpretuar nga orkestra malajziane.
“Kur tingujt më të bukur të këngëve shqipe ‘Baresha’ e ‘Lulebora’, interpretohen nga orkestra malajziane, gjatë drekës zyrtare të organizuar për nder të Kosovës nga KM i Malajzisë. /Telegrafi/

















































