Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli në Foltoren e Kuvendit, duke thënë se bonusi i fundvitit i premtuar nga kryeministri për pensionistët është një mashtrim, pasi ai jepet nga qeveria një herë në katër vjet, për efekt elektoral.
“Duartrokiti veten, nuk tha asgjë për shqiptarët! E duartrokitën këta këtu se në fakt është buxheti i tyre dhe jo i shqiptarëve dhe po ta shikonit në çdo tre fjali, thoshte buxheti im i parë, sepse e vërteta është që ne kemi ngelur ashtu siç ka qenë në buxhetin e tij të parë.
Sot, ai nuk foli për atë që parashikon buxheti i ardhshëm për pensionistët sepse buxheti i ardhshëm ka zero lekë rritje pensionesh, madje nuk guxoi ta përmendte fjalën rritje të pensioneve. Na foli, për një fond të caktuar nga buxheti i shtetit si një tentativë për të blerë votën e pensionistëve, kujtohet për ta një herë në katër vite. Atë që bën me qytetarët në nevojë, me paratë që i vjedh nga buxheti me anë të korrupsionit, me zarfin 50 euro apo 100 euro për votë. Kujton se do t’i mashtrojë me një buxhet minimal për t’i dhënë atë që quhet bonus i fundvitit. Në fakt, është një shpërblim që gjithë vendet e rajonit, çdo vend evropian e jep në shenjë solidariteti ndaj pensionistëve në çdo fundviti”, tha Bardhi.
Deputeti i PD-së shtoi se krahasuar me nivelin e pensioneve minimale apo mesatare në rajon, Shqipëria ka shifrat më të ulëta.
“Zotëria që foli para meje e bën një herë në katër vjet, pra buxheti 2025 nuk parashikon bonus për vitin 2025 se nuk ka ndërmend t’ia japë. E ka dhënë në 2020-ën për efekt të zgjedhjeve të vitit 2021, po e jep në 2024-ën për efekt të zgjedhjeve të vitit 2025, e ka dhënë në 2016-ën për efekt të zgjedhjeve të vitit 2017. Mendon se me këtë politikë do të gënjejë, për zgjedhjet që janë pas gjashtë muajsh shtresën më në nevojë, shtresën e pensionistëve. Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të vinte këtu dhe të thoshte se sa është fondi i parashikuar i vitit 2025 për rritjen e pensioneve. Dëgjoi njeri ndonjë shifër të parashikuar në buxhet për rritjen e pensioneve? Nuk ka nevojë të shpikë rrotën, mjafton të bëjë atë që bën Kryeministri i Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës. Pensioni mesatar në Malin e Zi është 450 euro, në Serbi pensioni mesatar është 388 euro, Maqedoni e Veriut është 406 euro, në Bosnje Hercegovinë është 369 euro. Po në Shqipëri? 183 euro mesatari, se minimali është tjetër gjë. Ky vjen këtu dhe na flet përralla se si ka ndarë në buxhet 100 apo 150 euro për çdo pensionist.
Nuk po u bën nder, ato janë lekët e tyre që duhet t’i kishin marrë si shpërblim në këtë masë, por ky jua jep një herë në katër vite. Pensionistët presin pensione sa në Mal të Zi, Bosnje etj”, tha Bardhi.
Sipas tij, pensionistët në 12 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste kanë pensione gati 8% më të ulëta.
“Masa e rritjes të pensionit sjellë një rritje me 9% mujore, tha Rama. Pensionistët e kanë 8% më të ulët pensionin, pra pas 12 vitesh jo vetëm nuk kanë përfituar rritje, por marrin më pak.
Siç thoshte vetë kur ishte kandidat për kryeministër, një kryeministër i paaftë që nuk i bën realitet premtimet në mandatin e parë duhet çuar në shtëpi. I ftoj qytetarët të arsyetojnë çfarë duhet bërë, që në fund të mandatit të tretë nuk u ka rritur pensionet edhe pse u mori votën në vitin 2013 me premtimin se do u rriste pensionet dhe do i bënte dinjitoze. Pas 12 viteve, jo vetëm e ka harruar këtë premtim, por vjen këtu edhe tallet, me prindërit e secilit prej nesh, me pensionistët shqiptarë, që meritojnë respektin më të madh nga kjo sallë, meritojnë rritje dinjitoze të pensioneve, të kujtohemi për ta çdo ditë, çdo orë, çdo minutë dhe jo një herë në katër vite. Foli për rritje të fondit të pagave, ka qenë tha 500 milionë euro, ne e kemi çuar, 1.3 miliardë euro. Juve ju duhet paga për patronazhistët. Në kohën e PD kishte 89 mijë persona të punësuar në administratë, sot e keni çuar 200 mijë punonjës”, theksoi deputeti i PD-së.,
Gazment Bardhi theksoi në fjalën e tij në Kuvend se, çmimet e shportës janë më të larta dhe qytetarët blejnë më pak dhe ky buxhet është i destinuar për klientët e qeverisë dhe jo për familjarët dhe qytetarët e vendit.
“Çmimet e shportës janë trefish më të larta, çmimi i energjisë elektrike dhe ujit më i lartë, ndërsa ti mburresh me rritjen e rrogave. Ky buxhet është dëshmi e qartë e korrupsionit galopant që po shkatërron ekonominë dhe shpresën e këtij vendi. Buxhet i zi, për oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe jo për njerëzit që mezi mbyllin muajin. Njerëzit që jetojnë me rrogë e shohin që blejnë më pak, bëjnë më pak pushime dhe ndajnë më pak për familjen e tyre”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit