Barcelona kishte dërguar vëzhgues në ndeshjen Lazio-Torino e zhvilluar të hënë kur ka përcjellë nga afër lojtarë si Stefan de Vrij, Sergej Milinkovic-Savic, Andrea Belotti dhe Luis Alberto.

Sipas Calciomercato.com dhe Mundo Deportivo, Barca kishte dërguar Robert Fernandez dhe Urbano Ortega në Stadiumin Olimpik të Romës, për t’i parë  nga afër lojtarët.


De Vrij me rinovimin e kontratës tani ka klauzolë prej 30 milionë euro,ndërsa Barcelona është e interesuar për një mbrojtës qendre nëse largohet Javier Mascherano në janar.

Milinkovic-Savic, mbetet një tjetër opsion, pasi shihet si vendimtar për ndërrimin e gjeneratës në mesfushën e Barcelonës.

GettyImages 890532894 Luis Alberto duke festuar golin (Getty Images)

Luis Alberto po ashtu pëlqehet nga Barca, edhe pse lojtari ka qenë pjesë e klubit në sezonin 2013-14, në klubin B.

Po ashtu u përcjell edhe sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti.

GettyImages 890513052 Belotti duke festuar (Getty Images)

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1 në të mirë të Torinos.

Sipas Mundo Deportivos, drejtori Robert Fernandez u impresionua nga ish-futbollisti i Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app