Tre yje të Interit kanë përfunduar në radarin e klubit të madh katalunas, Barcelona.

Interi është mysafir i Barcelonës në ndeshjen e sotme (e mërkurë) e vlefshme për Grupin F të Ligës së Kampionëve.


Ky takim që do të zhvillohet nga ora 21:00 në Camp Nou do të shërbej edhe për vëzhgimin e disa lojtarëve.

Barcelona thuhet se do të ketë skautë për të shikuar disa lojtarë të Interit në takimin e tyre të sotëm.

Stefano Sensi Lugano Inter

Sipas mediumit italian Calciomercato, kampionët spanjollë kanë shprehur interes për Stefano Sensi, Milan Skriniar dhe Lautaro Martinez përpara afatit kalimtar të janarit.

Sidoqoftë, trajneri i Interit, Antonio Conte ka të ngjarë të kundërshtojë çdo largim të mundshëm pasi skuadra e tij synon të mposht Juventusin në kurorën e Serie A. /Telegrafi/

Milan Skriniar e1531900529568

Lautaro Martinez

telegrafi sport app